Programe Per PC
 
  Home
  Contact
  MODIFIKIM FOTOSH
  SHIKONI SI DO TE JENI PAS 20 VJETESH
  BEJ FOLDER QE NUK SHIHET
  PROGRAM PER TE BERE FILM VIZATIMOR
  SHKARKONI CAMATASIA STUDIO
  PERDOR GOOGLE SI HACKER
  SHIKONI KANALE SHQIPTARE LIVE
  NDRYSHONI TEMEN E FACEBOOK
  YOUTUBE MOVIE MAKER
  ADRESA PER SHKARKIM LOJRASH NE CELULER
  Formatizo PC
  Gogle Black New
  Weba per muzika
  Bone Windowsin Shqip
  Nika Per MSN
  Photoshop CS3 Full
  Hyn ne pc pa e dit pasin
  Downland NeedFor Speed 2
  Downland CS1.6 Ful
  Kqyr Rreth 800 Kanale TV
  Qite Webin Ne GoGle
  Ndrroja Emrin Startit
  Skype Full
  Programe
  Program per ReMiX
  Skin per Mesenger
  Themes per windows
  Si te perdorim Windows Movie Maker
  Adresa per te kerkuar programe qe ju deshironi
  Flv Player Dowload
  Team Speak 3 dowload
  Teamviewer 5 dowload
  BITORRENT
  PHOTOINSTRUMENT
  ESET NOD 32 4
  MAGIC ISO MAKER
  MAKE UP INSTRUMENT
  ALL VERSION OFFICE 2007
  PHISHING
  MALWAREBYTES FULL VE...
  DEEPFREZZE WINDOWS 7...
  SI TE GJESH IP NE MSN
  FJALOR ANGLISHT-SHQIP
  DRIVERA UNIVERSALE
  REALTEK HIGH DEFINIT...
  Remove Geninue Xp
  Hacko Webqata
  Find Serial Key For Prog.
  Downland Pes 2010
  Hack Web Nga Gogle
  Informacionet Per Nje Web
  Search ip Counter
  Hack Web Prej Run-it
  Home Contact MODIFIKIM FOTOSH SHIKONI SI DO TE JENI PAS 20 VJETESH BEJ FOLDER QE NUK SHIHET PROGRAM PER TE BERE FILM VIZATIMOR SHKARKONI CAMATASIA STUDIO PERDOR GOOGLE SI HACKER SHIKONI KANALE SHQIPTARE LIVE NDRYSHONI TE
Formatizo PC
Instalimi i Windows XP -------------------------------------------------------------------------------------------------- Instalimi i Windows XP Windows XP Professional Komponentet e Rekomanduara për Windows XP Professional Procesori 233 MHz minimumi Rekomandohet 300 MHz Memorja 64MB minimumi Rekomandohet 128MB Hard Disk 1.5GB hapësirë e zbrazët Video Super VGA (800x600) ose më e lartë 1. Ndizeni kompjuterin tuaj dhe futeni CD e Windows XP Professional në CDROM. Ju duhet të verifikoni se kompjuteri juaj është i konfiguruar të filloj (ang. boot ) nga CD-ROM . Për të verifikuar këtë, gjatë ndezjës së kompjuterit tuaj shtypni tastin “Delete”! Pasi të hapet dritarja e Biosit, klikoni mbi “Advanced Setup”, të 1ST Boot Device; vendosni CDROM, pastaj shtypni tastin ESC, shkoni “EXIT” dhe shtypni tastin ENTER, ju shfaqet një paralajmërim ku shkruan “Save Current Settings and Exit (Y/N)?”, shtypni “Y” (më kuptimin Yes, pra për t’i ruajtur ndryshimet) dhe në fund shtypni tastin ENTER në tastierë. 2. Figura 1.1 paraqet kopjimin e skedarëve fillestar të procesit instalues. Gjatë këtij procesi programi instalues shkarkon, versionin minimal të Windows XP për të përkrahur procesin instalues, si dhe shkarkon disa drivera. 3. Pas përfundimit të këtij procesi, ju keni mundësinë të specifikoni një particion instalues, ose nëse në kompjuter nuk keni asnjë partcion, ju duhet të krijoni particion të ri. Nëse kompjuteri ka particione ekzistuese, atëherë ju mund t’i fshini ato nëse doni. Ju gjithëashtu mund të krijoni disa partcione tjera nga kjo mundësi. 4. Në figuren 1.2, ju do të njoftoheni se nuk ka asnjë particion të krijuar, ( kjo paraqitet nëse jeni duke instaluar sistemin operativ për here të parë në kompjuter ). Për të krijuar particion (ndarje të re), shtypni C. 5. Në figuren vijuese paraqitet pamja e krijimit të particionit të ri. Paraqet madhësinë minimale dhe maksimale të lejuar për particionin e ri, dhe kërkon nga ju që të shtypni madhësinë e particionit që doni ta krijoni. Pasi të keni shtypur madhësinë e particionit të ri, shtypni tastin, Enter për të vazhduar. 6. Në veprimin e ardhshëm ju duhet të zgjedhni si të formatizoni particionin e ri. Keni disa mundësi: NTFS (Quick), FAT (Quick), NTFS, dhe FAT (shiqoni figuren 1.4). Duke përdorur shigjetat në tastierë zgjedhni njerën prej këtyre mundësive dhe shtypni tastin Enter për të vazhduar. 7. Programi instalues do të filloj më procesin e formatizimit të particionit të ri të krijuar më parë, (fig. 1.5). Ky proces merr disa minuta (1-10 minuta) , kjo varet nga madhësia e particionit dhe nga sistemi i skedarit që ju keni zgjedhur. 8. Ashtu siq shihet edhe në figuren 1.6, hapi tjetër që vjen pas përfundimit të procesit të formatizimit është procesi i kopjimit të skedarëve nga CD-ja e Windows XP në particionin e ri. 8. Ashtu siq shihet edhe në figuren 1.6, hapi tjetër që vjen pas përfundimit të procesit të formatizimit është procesi i kopjimit të skedarëve nga CD-ja e Windows XP në particionin e ri. 9.Pasi të jetë kompletuar kopjimi i skedarëve, kompjuteri do të ristartohet dhe procesi i instalimit do të kaloj në fazën e quajtur GUI, (fig. 1.7). Ju mund të shihni edhe sa kohë ka mbetur deri në përfundimin e instalimit të Windows Xp. 10. Në veprimin e ardhshëm që shifet në figurën 1.8, do të kerkohet nga ju që të verifikoni Opcionet e Regjionit dhe të Gjuhës. Pra në këtë hap mund të zgjedhni Regjionin dhe gjuhen, më pastaj shtypni Next për të vazhduar. 11. Më pas ju duhet të shtypni emrin tuaj dhe organizatën ( figura 1.9 ) ; pasi t’i keni shtypur këto të dhëna klikoni Next. 12. Tani ju duhet të shtypni Windows XP Product Key ( Figura 1.10). Pasi të keni shtypur këtë kod prej 25 karaktereve që ndodhet në CD-në e Windows XP, shtypni Next. 13. Shtypni emrin e kompjuterit, si dhe nëse dëshironi të vendosni fjalëkalim, atëherë i plotësoni fushat për fjalëkalim dhe atë për konfirmim (Fig. 1.11). Pastaj klikoni Next. 14. Hapi i ardhshëm është vendosja e datës dhe kohës (fig. 1.12). 15. Veprimi tjetër që pason është ai që shihet në figuren 1.13, ku ju duhet të caktoni network settings. Ku keni dy mundësi: Typical dhe Custom. 16. Pasi të keni caktuar Network Settings ju duhet të zgjedhni opcionin workgroup ose domain name për sistemin e ri. (figura 1.14) 17. Në fihuren 1.15, Windows XP instaluesi fillon më kopjimin e skedarëve që përkrahin opcionet që ju zgjodhët më herët ( figurat 1.13 dhe 1.14 ). 18. Pasi të jetë kompletuar kopjimi i skedarëve, programi instalues vazhdon më instalimin e komponenteve tjera të Windows-it. 19. Dhe në fund programi instalues do të largoj nga disku skedarët e përkohshëm që ishin përdorur gjatë instalimit ( Figura 1.16 ). 20. Pas largimit të skedarëve të përkohshëm, instalimi do të kompletohet. Windows XP do të ristartoj kompjuterin, dhe gjithëqka ka përfunduar. Tani keni të instaluar Windows XP në kompjuterin tuaj.
 
  The loginbox won't be displayed, because the extra "Member area" isn't activated!  
Today, there have been 8 visitors (10 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free